Ballina Aktuale Saranda Imeri: Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut

Saranda Imeri: Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut

Deputerja e VLEN-it Saranda Imeri në në një postim në Facebook ka shkruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë zhvillim dramatik por ka proces të tranzicionit të pushtetit.

Marketing

Deputetja Saranda Imeri mes tjerash ka shkruar:

Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut. Procesi i tranzicionit të pushtetit dhe çlirimit të shtetit të kapur ka filluar me zgjedhjen e Qeverisë së re më 23 qershor dhe po shkon mbarë. Gjatë ditëve në vijim do të kompletohet ndarja e pozicioneve dhe do të rrumbullakësohen edhe emrimet e drejtuesve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

E kuptojmë shqetësimin e BDI-së. Humbja e pushtetit dhe privilegjeve pas 22 vitesh qeverisje pa ndërprerje paraqet një proces të vështirë me të cilin nuk mund të pajtohen lehtë. Humbja e kontrollit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, mbi shpërndarjen e parave publike, humbja e ndikimit me të cilin shantazhonin biznesmenët, paraqesin një situatë vështirë të përballueshme për ta.

Tentimet për të nxitur kriza e për të prodhuar tensione duke përdorur formulime të frikshme të tipit ‘deshqiptarizim’ nuk kalojnë më. Kujtojmë opinionin se këso lloj formulimesh sot bën BDI e cila u pajtua të ndryshohet stema shtetërore që të vendoset në të luani partiak; BDI e cila lejoi ndërtimin e Shkupi 2014; BDI e cila lejoi publikimin e Enciklopedisë ofenduese; BDI e cila lejoi librat fyes shkollorë…

BDI- së i ka skaduar afati i përdorimit. Ky subjekt politik nuk është më faktor vendimmarrës për çështjet themelore në vend. BDI është një strukturë e korruptuar politike e cila shumë shpejtë do të përballet me drejtësinë. Kërcënimet për destabilizim nuk kalojnë më. Qëllimi i vetëm i kërcënimeve është të shërbejnë si paravan për korrupsipnin dhe pasurimin marramendës të drejtuesve të BDI-së të cilët po kërkojnë shpëtim.

Ndryshimi ka filluar. Atë nuk do ta ndalojnë dot klithmat për shpëtim të anijes që po fundoset në detin e korrupsionit politik e që mban emrin BDI.

Marketing
Exit mobile version