Ballina Lajme Maqedoni Saranda Imeri për mbylljen e kazinove online: Sot është një triumf i...

Saranda Imeri për mbylljen e kazinove online: Sot është një triumf i koalicionit VLEN dhe jetësim i njërës nga premtimet e dhëna

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri në intervistë për Alsat tha se premtimi i tyre për mbylljen e kazinove po jetësohet.

Marketing

Ajo tha se ata kanë trashëguar një problem të madh siç janë lojërat e fatit, dhe ata, si grup parlamentar kanë patur një sfidë të madhe për ta jetësuar këtë premtim.

“Mund të them se sot është një triumf i koalicionit VLEN dhe jetësim i njërës nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore”, deklaroi deputetja e LD-së, Saranda Imeri.

Saranda Imeri tha se ata çdoherë në opinion kanë poentuar dhe kanë treguar për një binim të famshëm të lojërave të fatit, siç janë, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami.

“Po i njëjti ka qenë ai që ka iniciuar që të votohet për lojërat e fatit por fatmirësisht që nuk u dekretua nga presidenti i atëhershëm. Sa i përket dyshimeve tona, lidhur edhe me ish funksionarë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e BDI-së, ne në ditët në vijim do të dalim me një raport me të gjërë me informacionet tona ku po hasim në dyshime dhe normalisht do t’i procedojmë”, tha Imeri.

Imeri tha se aksioni i sotëm do t’i paraprijë që njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund kësaj dukurie të keqe që na ka kapluar shtëpitë tona dhe rininë tonë.

Marketing
Exit mobile version