Ballina Lajme Maqedoni SAShK dhe MPPS afër nënshkrimit të marrëveshjes për mëditjet

SAShK dhe MPPS afër nënshkrimit të marrëveshjes për mëditjet

Dialogu social vazhdon, jemi afër zgjidhjeve përfundimtare, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, pas takimit me kryetarin e SAShK-ut, Jakim Nedelkov. Ata paralajmëruan që marrëveshja e dakorduar do të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave.

Marketing

“Erdhëm deri te përafrimi i qëndrimeve drejt asaj që do të thotë zgjidhje e kontestit mes SAShK-ut dhe MPPS-së. Gjatë javës do të vazhdojmë sërish me dialogun dhe shpresoj se deri në fund të kësaj jave do të kemi edhe marrëveshje të nënshkruar dhe zgjidhje përfundimtare lidhur me vendimin për grevë në procesin parashkollor.”,- tha ministrja e PPS-së, Jovana Trençevska.

Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov, tha se takimi rezultoi me një zgjidhje për kërkesat e edukatorëve.

“Tejkalimi i problemit më të hidhur po shkon në drejtimin e duhur, për pjesën e pagesës së pagave për të gjithë punonjësit grevistë nga kopshtet, Nuk dua të përsëritëm, jemi të bindur që edhe ky problem do të zgjidhet pozitivisht deri, siç tha edhe vetë monistja e punës dhe Politikës-në fund të javës.”,- u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.

Exit mobile version