SASHK: Rritje pagash nga janari, jo nga shtatori i 2019-s

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është e pakënaqur me propozim buxhetin për 2019-n.

Marketing

Sipas SAShK-ut, rrogat planifikohen të rriten për 5% shtatorin e vitit të ardhshëm dhe kjo për ta është e papranueshme. SAShK kërkon rritje rrogash që nga janari, me arsyetimin se pagat e mësimdhënësve janë ndër më të ulëtat në rajon.

Propozim buxheti sipas tyre ka paqartësi të shumta dhe mungesë informacionesh të detajuara edhe në faktin nëse do të ketë avancim në sferën e arsimit të lartë, mbrojtjes së fëmijëve dhe kulturës. SAShK-u tashmë 3 javë kërkon takim me tre ministritë përkatëse për të zgjidhur statusin social të të punësuarve në arsim e kulturë, por ende nuk ka përgjigje.

“Angazhohemi që me 01. 01. 2019 të ketë paga më të larta dhe pakënaqësia jonë tjetër ka të bëjë me përqindjen e propozuar. Me 5% nuk jemi absolutisht të kënaqur, sepse kjo pagë është nën mesataren. Nëse paga mesatare është 24 mijë denarë, paga mesatare në arsim është 19 mijë denarë, ndërsa arsimtarët dhe profesorët paguhen 22 mijë denarë. Pagat tona janë më të ulëtat krahasuar me vendet fqinje si Bullgaria, Shqipëria, Kosova e Serbia”,- theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.

Rreth 250 arsimtarëve nuk i është transformuar vendimi i punës pas periudhës 2 vjeçare punë të pandërprerë dhe të njëjtit duhet të paraqiten deri te Zyra e Avokaturës së SASHK-ut për ndihmë juridike falas.

“Të gjithë ata të cilët kanë punuar pandërprerë 2 vite në pajtim me nenin 46, duhet të drejtohen në zyrat regjionale të SASHK-ut për të marrë ndihmë juridike falas dhe të realizohet kjo e drejtë e cila vlen derisa marrëdhënia e punës ende vijon”,- tha avokati i SAShK-ut, Vanço Shehtanski.

Deri tani janë parashtruar 94 ankesa, numri më i madh prej tyre janë zgjidhur pozitivisht dhe inkurajohen edhe arsimtarët tjerë që të realizojnë të drejtën e transformimit të vendit të punës, e cila është e garantuar përmes ligjit për marrëdhënie të punës.

Marketing