Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të dielën do të kumtojë vendimin përfundimtar nëse viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator apo do të mbajnë grevën e paralajmëruar.
Kreu i Sindikatës Jakim Nedelkov ka thënë se nëse nuk do ketë marrëveshje me Qeverinë, do të mbajnë grevë të përgjithshme dhe jo vetëm një ditore siç e kanë paralajmëruar për me 2 shtator. Sindikata e punonjësve të arsimit kërkon rritjen e pagave për 25% dhe jo 5% siç kanë njoftuar autoritetet vendore.