Scholz i tërheq vërejtjen Vucicit: Vendosni sanksione Rusisë e ruajeni stabilitetin në Bosnjë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, pas takimit që kishin sot në Berlin, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Scholz, i ka thënë Vucic që të vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë, derisa tha se kjo luftë është e papranueshme.

Sipas mediave serbe, Scholz ia tha këto vërejtje në takimin që kishte me të.

E mesazh i përcolli edhe për Bosnjën, duke i kërkuar të ruajë stabilitetin.

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe.

Vucic në konferencën për media tha se bashkë me Scholz diskutuan ‘’tema shumë të rëndësishme’’.

Marketing