S’do të ketë gurore në Çegran! Bekteshi anulon koncesionin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Brekteshi për ta shfuqizuar marrëveshjen për ekploatimin e lëndëve minerale në fshatin Çegran të Gostivarit.
Marrëveshja mes qeverisë dhe koncesionerit është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga ana e ekzekutivit.
Për fillimin e punës në këtë gurore ka pasur debate të nxehta, mes banorëve, qeverisë si dhe komunës së Gostivarit. Banorët e Çegranit assesi nuk pranonin që rrëzë fshatit të tyre të fillohet me gërmime për lëndë minerale, për shkak se kishin frikën e detonimeve që mund të shkaktonin dëme materiale por dhe nga pluhuri gjithashtu që do të cenonte shëndetin e tyre.

Marketing

Televizioni 21 për javë të tëra e ka ndjkur këtë çështje, ndërsa ka zhvilluar edhe një emision të veçantë “ClickPlusODA” në Çegran.

Atëkohë, fund i vitit 2019, si Ministri i Ekonomisë Kreshnik Brekteshi po ashtu edhe Kryetari i Gotivarit Arben Taravari u zotuan se në rrugë ligjore nuk do të lejonin fillimin e punës në këtë gurore edhe pse leja për gërmime tashmë ishte dhënë.

Marketing