Ballina Aktuale Së shpejti do dëgjohen “bomba” edhe për Zaevin, ja kush paralajmëron?

Së shpejti do dëgjohen “bomba” edhe për Zaevin, ja kush paralajmëron?

Duke komentuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e shkuarje së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, analisti politik Sasho Ordanoski ka thënë se të njëjtat do të mbahen për 6 deri 8 muaj, njofton Portalb.mk.

Marketing

Orandoski gjithashtu ka thënë se opozita maqedonase me siguri ka materiale që do t’i publikojë për kryeministrin e Maqedonisë aktual, Zoran Zaev.

“Pamë që PSP-së nuk iu është dorëzuar materiali tërësor nga përgjimet. Presim që shumë shpejtë, atë në vjeshtë, dikush të tentojë të publikojë biseda komprometuese të qeverisë aktuale. Jam i sigurt se opozita ka mijëra biseda që do t’i vendos në funksion për diskreditim të kryeministrit Zaev, dhe të afërmve të tij”, tha Ordanoski.

Për mundësinë e shkuarjes së Maqedonisë në zgjedhje parlamentare, kryetari i Qendrës për Liri “Civil”, Xhabir Deralla ka thënë se është e paqartë për momentin.

Ai ka porositur se është e patjetërsueshme fillimisht të profesionalizohet Këshilli Shtetëror Zgjedhor, të pastrohet lista zgjedhore dhe të ndryshohet modeli zgjedhor, d.m.th Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore – që të kemi zgjedhje demokratike, fer dhe të lira.

Exit mobile version