Së shpejti në dyqanet e Telekomit, T Phone dhe T Phone Pro

Smartfonët e parë 5G të Telekomit kanë ekrane të mëdha, kamera me rezolutë të lartë dhe dizajn Premium me çmim të kapshëm

Marketing

T Phone dhe T Phone Pro do të jenë në dispozicion nga 5 tetori në dyqanet e Telekomit, aplikacionin TelekomMK dhe www.telekom.mk

Të zhvilluar dhe të disejnuar në partneritet midis Dojçe Telekomit dhe Google, T Phone dhe T Phone Pro ofrojnë përvojë të shkëlqyer 5G

Zgjerimi i teknologjisë 5G ka ndikim transformues mbi shumë aspekte të jetës bashkëkohore. 5G është shumë më shumë se shpejtësitë në gigabit; mbulimi dhe vëllimi që i siguron na çojnë një hap më afër së ardhmes digjitale.

Dojçe Telekom dhe degët e reja nacionale në mënyrë të vazhdueshme investojnë për të siguruar mbulim me rrjetin 5G kudo. Megjithatë, barriera kryesore për të pasur qasje në përfitimet nga teknologjia e lidhur sot është çmimi i lartë i telefonave të zgjuar 5G.

Si pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom, Makedonski Telekom beson se lidhja digjitale duhet të jetë në dispozicion për këdo. Prandaj, që të munden të gjithë të jenë pjesë e së ardhmes digjitale, Makedonski Telekom i përezenton T Phone dhe T Phone Pro: 5G për secilin. Smartfonët e parë 5G të Telekomit do të jenë në dispozicion për abonuesit nga 5 tetori.

Me këto pajisje të reja, abonuesit tanë mund të kënaqen në mundësitë e rrjetit tonë 5G që zgjerohet vazhdimisht, duke filluar nga argëtimi drejt produkteve dhe shërbimeve të shumta digjitale – me çmim të kapshëm.

T Phone dhe T Phone Pro i ofrojnë shpejtësitë më të shpejta dhe më të sigurta në segmentin e tyre tregtar. Modelet kanë displeje 6,82” dhe 6,52” HD+, me bateri të mëdha për të qëndruar në lëvizje, opsion për karrikim të shpejtë prej 15 W, kamera me rezolutë të lartë dhe dizajn Premium, i cili përfshin sensor për gjurmë të gishtërinjve Magenta.

Partneriteti i Dojçe Telekomit Google garanton se T Phone dhe T Phone Pro ofrojnë përvojë vërtetë të jashtëzakonshme, duke e kombinuar softuerin dhe harduerin për t’u krijuar një çift i telefonave të zgjuar 5G të disponueshëm të cilët e çelin potencialin e plotë të rrjetit 5G pa u rrezikuar cilësia, përvoja ose siguria.

Të gjithë abonuesit e T Phone do të kenë përfitim shtesë: 100 GB hapësirë për deponimin e cloud për tre muaj përmes Google One pa pagesë shtesë.

Më shumë informacione për T Phone dhe T Phone Pro:

Marketing