Së shpejti Titanik II, pritet të lundrojë të njëjtën linjë sikurse në 1912-të

Në listë rënditet si udhëtimi i saj i parë dhe i vetëm në botë, pasi Titaniku u fundos në mëngjesin e prillit të 1912-ës gjatë lundrimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, duket se Titaniku më në fund do të jetë mbret i botës.

Marketing

Kjo pasi një kopje e plotë e anijes Titanik thuhet se është planifikuar për të lundruar nëpër Atlantik, duke ripërsëritur rrugën origjinale të linjes origjinale të dikurshme të saj.
Anija e re e ashtuquajtur Titanik II, është nisur të krijohet në Kinë nga linja Blue Star, pasi një mosmarrëveshje afatgjate financiare e mbajti këtë projekt peng për disa vjet.

Anija, e cila besohet të kushtojë afërsisht 500 milionë dollarë, është projektuar për të kryer afërsisht numrin e saktë të udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit si anija origjinale në 2,400 – 900, por do të pajiset me teknologji moderne të sigurisë dhe navigimit, duke përfshirë një numër të përshtatshëm të varkave shpëtuese.

Veçanërisht, anija do të ketë gjithashtu të njëjtën paraqitje të kabinës dhe do të përpiqet të replikojë anijen origjinale 1912 sa më afër të jetë e mundur në aspektin e ndjenjës së përgjithshme estetike.
Aktualisht, nuk ka informata se kur do të jenë në dispozicion biletat ose cilat do të jenë çmimet e tyre.

Marketing