Biznesmeni Sead Koçan, i cili nga Gjykata u dënua me vuajtje dënimi prej 4 vite e 8 muaj, për rastin “Trust”, të Prokurorisë Publike Speciale, sot nuk është paraqitur në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.
Këtë mëngjes biznesmeni Sead Koçan ka marrë njoftimin për vuajtjen e dënimit, ndërkaq njoftimi në burgun e Idrizovës ka arritur dje. Burgu tani duhet të informojë Gjykatën se i dënuari nuk është paraqitur për vuajtjen e dënimit