Seanca e 16 shtatorit në Hagë, interesim i jashtëzakonshëm për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Seanca e 16 shtatorit në Hagë, interesim i jashtëzakonshëm për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Interesimi për të ndjekur nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është jashtëzakonisht i madh.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në galerinë e publikut dhe numrit të lartë të kërkesave për pjesëmarrje fizike, Dhomave të Specializuara të Kosovës u është dashur kohë shtesë për shqyrtimin dhe konfirmimin e kërkesave.

Në një komunikatë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se të gjithë personat që kanë paraqitur kërkesë brenda afatit do të njoftohen përmes postës elektronike. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF