Seanca e parë për rastin “Shkallët spanjolle”, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm

“Shkallët spanjolle” të pandërtuara, pa kamatëvonesa, me tokë të tjetërsuar, por edhe me proces gjyqësor në të cilin i akuzuar i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Sot u mbajt seanca e parë për katër parcelat atraktive në sheshin “Maqedonia” dhe në skelën e lumit Vardar për të cilat, sipas prokurorisë, edhe pse investitorët janë vonuar me ndërtimin e dakorduar, marrëveshjet nuk janë shkëputur, ndërsa toka nuk është kthyer në pronë shtetërore.

Marketing

Janakieski para gjykatës u prononcua se në “Shkallët spanjolle” e përndjekin pasi nuk e ka shkëputur marrëveshjen ndërsa në “Toplik” për Qytetin e diellit pasi që ka shkëputur marrëveshje. Ai tha se një pjesë të aktakuzës as që e kupton.

Prokurorja, Ivana Trajçevska theksoi se pikërisht ai si ministër është përgjegjës dhe kompetent për të dakorduar dhe nënshkruar marrëveshje me persona të tjerë dhe se gjatë udhëheqjes së procedurës ka pasur afat të saktë për miratimin e ndërtimit dhe për të cilin duhet filluar dhe përfunduar projekti.

“Kanë kaluar 10 vjet, tokat janë tjetërsuar në persona fizikë dhe juridikë, as nuk kanë filluar ndërtimet e as nuk është paguar interesi”, theksoi Trajçevska.

Në lëndën të akuzuar janë edhe Dimitar Dimovski anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dejan Mitrevski kryetari i komitetit komunal të kësaj partie në Aerodrom, e akuzuara e parë Emilia Radojkova, dy noterë si edhe pesë të punësuar të tjerë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Kadastër dhe një pronar i një kompanie.

Të akuzuarit ngarkohen se kanë kontraktuar marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në të cilën është dashur të ndërtohen komplekse hotelerike, ndërsa një prej parcelave është dedikuar për ndërtimin e Shkallëve spanjolle. Në vitin 2018 Komuna Qendër e zhvleftësoi miratimin për ndërtim. shk/

Marketing