Seanca për ndryshimet kushtetuese vazhdon nesër

Seanca ku duhej të votohen ndryshimet kushtetuese për të dytën herë gjatë ditës së sotme u ndërpre. Para deputetëve u drejtua vetëm kryeministri Zoran Zaev, dhe menjëherë pas fjalimit të tij, kryeparlamentari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, pasi siç tha ai deputetët do të duhet të marrin stenogramin e fjalimit të Kryeministrit.

Marketing

Ky i fundit në fjalimin e tij i ftoi deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi siç tha ai kjo është një mundësi historike që do ta çonte vendin përpara dhe do të na bënte të barabartë me të gjitha vendet anëtare në NATO dhe BE. Në të kundërtën shtoi ai, vendi do të vazhdojë të mbetet i izoluar dhe i varfër.

Ndryshe, kjo është faza e fundit të ndryshimeve kushtetuese, dhe pritet që të njëjtat të miratohen deri të premten.