Ende nuk dihet nëse do të mbahet seanca e sotme për rastin “Reket”, sepse i pandehuri Bojan Jovanovski – Boki 13 nuk ka arritur në Gjykatën Penale.
Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska tha se do të presin gjysmë ore që të marrin informacione pse Jovanovski nuk është sjellë me kohë në gjykatë dhe nëse është sërish në pyetje gjendja e tij shëndetësore.
Procesi gjyqësor “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantim të dëshmive.
Gjyqin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikillovska Masevska, ndërsa përfaqësues i padisë është Vilma Ruskoska.
Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.