Ballina Lajme Kosovë Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt pa praninë e mediave

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt pa praninë e mediave

Mediat nuk janë lejuar të ndjekin seancën fillestare ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.P dhe K.K, pjesëtar i FSK-së.

Marketing

Larg mediave është bërë edhe hyrja e të dyshuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, teksa aty janë parë të hynë edhe familjarët e Liridon Ademajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri”. I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkohë, sipas orarit të paraparë, tanimë ka nis seanca. Pas seancës gjyqëtari i procedurës paraprake pritet të vendos nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në Gjykatë

Kanë arritur në gjykatë ish-bashkëshorti Naim Murseli, dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pas pak pritet të nisë edhe seanca fillestare ndaj tyre.

Aty, pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vëllai i Liridona Ademajt arrin në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kanë nis të hynë avokatë dhe familjarë. Aty është parë teksa hynë edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi. Seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.P dhe K.K pritet të nis në orën 9:30.

Deri tash, sipas informatave, ende nuk kanë arritur të dyshuarit për këtë vrasje të planifikuar. Kurse, në orën 09:30, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 09:30, mbahet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.Pl dhe K.K, pjesëtar i FSK-së.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.

30 vjeçarja, Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor.

Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

Marketing
Exit mobile version