Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje kushtetuese, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Marketing

Në rend të ditës të Komisionit për çështje kushtetuese është edhe Propozimi për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet ta vazhdojë seancën, ku deputetët duhet të prononcohen për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për preparate veterinaro-mjekësore, në lexim të parë.

Anëtarët e Komsionit për punë dhe politikë sociale duhet t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, ne lexim të parë.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.