Ballina Lajme Kosovë Seancë e përbashkët qeveritare dhe Sekretariat koordinues, disa nga vendimet që i...

Seancë e përbashkët qeveritare dhe Sekretariat koordinues, disa nga vendimet që i morën Kurti dhe Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se për çfarë kanë folur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Marketing

Njoftoi se janë zotuar që të kenë koordinim më të mirë, vazhdim të marrëveshjeve të nënshkruara.

“U zotuam se e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizmin gjithandej. Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese”, tha Kurti në paraqitjen e përbashkët para mediave me Ramën.

Njoftoi se deri më tani janë mbajtur 6 seanca të përbashkëta qeveritare dhe të radhës e paralajmëroi për gjysëm e dytë të muajit nënto.

“Do të ketë edhe mbledhje të dy qeverive me çka u dakorduam që mbledhja e ardhshme të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor”, tha Kurti.

Janë dakorduar që të kenë edhe një Sekretariat koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Me këtë Sekretariat do të udhëheq Gentian Salaj i cili ka dy shtetësi. Atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Marketing
Exit mobile version