Sedat Rushani nga sot do të jetë drejtor i Byros për Metorologji. Këtë vendim e ka bërë publike edhe ish drejtori Selami por edhe drejtori i ri Sedat Rushani.
Rushani falemenderon kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin që i ka besuar që të drejtoj këtë institucion.
“Sot me drejtorin paraprak të byros për Metrologji bëm pranim dorëzimin e detyrës së drejtorit.
Falemenderoj të gjithë mbështetësit dhe mbi të gjitha drejtuesit e Levizjes Besa me në krye kryetarin z.Bilall Kasamin për besimin e dhënë.” ka shkruar Rushani
Rushani ka qenë më herët edhe drejtor i NPK-së Mirmëmbajta në komunën e Zhelinës.