Sedlloski: Fituan më të mirët, Shkupi e humbi ndeshjen në minutën e dytë

Për trajnerin e Shkupit, Sedlloskin, fitorja e Ballkanit ndaj ekipit të tij dhe më tej kualifikimi në grupet e Conference League ishte mëse i merituar.

Marketing

Tekniku i ekipit shqiptar të Shkupit theksoi se ndeshjen e zhvilluar këtë të enjte ekipi i tij e humbi që në minutën e 2’, kur Abdulla doli me karton të kuq.

Sedlloski nuk denjoi të shprehej se Ballkani është një skuadër shumë e mirë, ndërsa i uroi ekipit të Suharekës sukses në vazhdimësi në Conference League.

Ndeshja: “Së pari i uroj suksese Ballkanit për kualifikimin në Conference League. Ndeshjen e sotme e humbëm që në minutën e 2’ me kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është shumë e vështirë. Ballkani është një skuadër e mirë, nuk kam çfarë të them për futbollistët kanë kualitet të lartë dhe ne na penalizuan gabimet që bëmë si këtu edhe në Shkup.”

Rastet: “Në këtë ndeshje sidomos në pjesën e dytë kishim më shumë mundësi. Por e gjithë ajo harrohet dhe ajo që mbahet mend janë golat dhe rezultati. Në ato raste që Ballkani krijoi, i finalizoi dhe kështu e ka futbolli.”

Marketing