Sekretari amerikan i shtetit priti Dimitrovin, në fokus referendumi për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Uashington ka pasur takim zyrtar me sekretarin shtetëror Majk Pompeo, ku kolegu i tij amerikan ka dhënë mbështetje të fuqishme për Maqedoninë që së shpejti të bëhet anëtarë e 30-të e NATO-s.

Marketing

“Ky është moment i rëndësishëm për diplomacinë e Maqedonisë. Me sekretarin shtetëror Majk Pompeo, sot kishim takim që shumë inkurajon”, ka thënë Dimitrov për MIA.

Ai ka shtuar se momenti i takimit është me rëndësi të madhe.

“Siç është e njohur, jemi të fokusuar në detyrat e shtëpisë. Nevojitet fitore në referendum që do të konfirmojë Marrëveshjen që e arritëm me miqtë tanë nga Greqia. Maqedonia ka për qëllim të bëhet anëtare e barabartë në aleancën ushtarake dhe partnerët tanë amerikanë japin mbështetje të plotë në të”, ka thënë Dimitrov.

Theksoi se me nota të këtilla inkurajuese nga SHBA nesër kthehet në Maqedoni personalisht të përcjellë porosinë deri te populli maqedonas.

Siç ka lajmëruar korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, ministri për Punë të Jashtme ka paralajmëruar fushatë aktive në prag të referendumit ku përmes kontakteve mediale dhe onlajn me publikun do të qartësojë rëndësinë historike të Marrëveshjes me Greqinë dhe hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Në deklaratën për MIA, ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane, Ves Miçel ka përshëndetur kolegun e tij maqedonas për Marrëveshjen e suksesshme mes Maqedonisë dhe Greqisë të arritur në Prespës.

“Si një nga arkitektët e Marrëveshjes, ministri Dimitrov ka luajtur rol kritik në gjithë procesin. SHBA fuqishëm i mbështet përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë. E vlerësojmë rolin që Dimitrovi e luan në gjithë procesin dhe SHBA-të dëshirojnë dhe shpresojnë në referendum të suksesshëm”, ka thënë Miçel për MIA.

Marketing