Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës reagon ndaj deklaratave paushalle të Taravarit

Deklarata e Taravarit për emisionin e Alsat-M “Rruga Drejt”, aq sa është fyese, është e pabazë dhe jofaktuale!

Marketing

Administratorët shqiptarë në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të barabartë në suaza të obligimeve me kolegët e tyre maqedonas. Çdo vendim që merret brenda kornizave të Ministrisë merret bashkarisht, që nënkupton që shqiptarët janë bartës të detyrave dhe politikave të institucionit.

Para se të bëjë komente të këtilla, nëse z. Taravari e ka të paqartë punën e administratorëve në Ministrinë e Kulturës, le të urdhërojë për fakte plotësuese. Ndërkohë duhet të tërheqë deklaratën e tij manipulative, me të cilin krijon huti dhe vetëm ofendon shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë pretendimi i tij i paskrupullt dhe “paushall” është i dëmshëm dhe ofendues për figurën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.