Sekretari teknik i ASH-së ofendon rëndë SHQIPTARËT e RMV-së! (FOTO)

Sekretari teknik i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujar Bajrami thotë se shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë KOKËBOSH, informon blic.mk

Marketing

Bajrami shprehet skeptik se në këtë drejtim shqiptarëve të RMV-së mund tu ndihmojë dhe vaksina.

Por, sekretari teknik i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujar Bajrami harron se partia të cilës i takon ishte gati dy vite me po këtë garniturë qeverisëse në koalicion dhe që edhe aso kohe po të njëjtit shqiptarë “KOKËBOSH” ia dhanë atë mundësi.

Ky është postimi i plotë i Bujar Bajramit:

“Të durosh për 20 vjet Sadullain, Nevzatin, Artanin dhe të tjerët duke folur broçkulla vazhdimisht, duhet të jesh ose shumë kokëfortë ose kokëbosh. Andaj dyshoj që vaksina mund të ketë efekt!”