Sekuestrohen 50 mijë euro në Kakavijë, fieraku i kishte fshehur në valixhe

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 50 mijë euro të padeklaruara në një mjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Marketing

Policia bën me dije se shuma e parave është gjetur gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit I. Sh., I cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Shtetasi I. Sh., akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i plotë:

Kakavijë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 50.000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.