Sekuestrohen mijëra euro të padeklaruara në Kapshticë

17.380 euro të padeklaruar janë sekuestruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.

Marketing

Autoritetet informojnë se sasia e parave është gjetur në çantën personale O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./