Ballina Lajme Botë Sekuestrohet kokainë në vlerë prej 470 milionë euro

Sekuestrohet kokainë në vlerë prej 470 milionë euro

Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestruan në Poloni, njoftoi sot kryeministri polak.

Marketing

“Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Morawiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian.
Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias.
Policia zbuloi gjithashtu një laborator shumë profesional në perëndim të vendit.

Katër kolumbianë, një iranian me banim në Gjermani dhe dy polakë u arrestuan.
“Është hera e parë në historinë e policisë polake që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaw Szymczyk, kryekomandant i policisë polake.

Marketing
Exit mobile version