Sekuestrohet makina e blinduar e Lulzim Berishës

Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e automjetit të blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha.

Marketing

Ndërkohë, avokati i Berishës është shprehur se do ankimoi vendimin për sekuestrimin e makinës së blinduar, pasi sipas tij, automjeti është blerë me të ardhura të ligjshme.

“Do ta ankimojmë vendim pasi të ardhurat për blerjen e sendit janë të ligjshme dhe të deklaruara”, tha Hysi

Vendimin e dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ndërkohë Lulzim Berisha ka të drejtë ta ankimojë vendimin brenda 15 ditëve. Lulzim Berishës iu kërkua pak ditë më parë nga Operacioni Forca e Ligjit deklarimi i pasurisë.

Marketing