Një autobus i cili ka lëvizur në relacionin Shkup- Stamboll është ndaluar rreth orës 17:00 në pikë pagesën tek Milladinovci nga ana e policisë për shkak dyshimit se i njëjti është me regjistrim të falsifikuar dhe numër të identifikimit.
Autobusi është drejtuar nga Z.M, 56 vjeçar, ndërsa dyshohet se shoferi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar.
Lidhur me rastin janë njoftuar nga Inspektorati Shtetëror për Transport për veprim të mëtejshëm.
Për momentin është duke u dokumentuar rasti dhe do të ngriten kallëzime penale adekuate pas përfundimit të hetimit.