Sela: Ekspert nga BE në krye të PSP-së

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se duhet patjetër të funksionojë një organ si PSP brenda sistemit gjyqësor, edhe përkundër faktit se skandali i fundit hodhi hije mbi këtë prokurori.

Marketing

Kreu i ASH-së Zijadin Sela, gjithsesi thotë se ASH respekton prezumimin e pafajsisë por përkujton se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Për ASH-në në krye të PSP-së duhet të vendoset një ekspert nga BE .

Është e nevojshme dhe urgjente që në kuadër të sistemit të drejtësisë të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të PSP-së të vijë një prokuror nga vendet e BE-së. Njëkohësisht në kuadër të ndryshimeve në ligjin për PTHP-në, nëse është e nevojshme edhe të Kushtetutës, me automatizëm dhe urgjentisht të lejohet kycja e ekspertëve të huaj, deklaron Sela.