Ballina Lajme Maqedoni Sela gjashtë herë ka humbur në zgjedhje nga Ali Ahmeti dhe dy...

Sela gjashtë herë ka humbur në zgjedhje nga Ali Ahmeti dhe dy herë nga Bilall Kasami!

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në formimin e qeverisë së re, LSDM-BESA-BDI dhe PDSh. Ka mbetur edhe ndarja e ministrive dhe caktimi i emrave të tyre. Opozita shqiptare do të përbëhet nga ASh-AAA, informon gjurme.info.

Marketing

Ziadin Sela del të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Po të bëjmë një rezyme, Sela nga Ali Ahmeti ka humbur 6 beteja elektorale, duke mos fituar asnjëherë të vetme. Fakt interesant qendron edhe tek Bilall Kasami, i cili dy herë ka mposhtur Ziadin Selën në betejë elektorale. Në vitin 2016, Bilall Kasami doli të jetë lideri i dytë më i votuar në Maqedoni, menjëher pas Ali Ahmetit.

Pas mos bashkimit të opozitës, në zgjedhjet e fundit, BESA bëri koalicion me LSDM-në duke fituar 4 mandate të sigurta dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së vendit përherë të parë që nga themelimi si subjekt politik.

Exit mobile version