Sela në takim pune me ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, Mizrahi

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale (MPPS) ku zhvilloi një takim pune me ministren Rashela Mizrahi.

Marketing

Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim ndërinstitucional, përfshirë atë me MPPS-në si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me rëndësi të veçantë për Ministrinë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në interesin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela i ofroi mbështetje Ministrisë në përkthimin dhe verifikimin e formularëve, formave dhe kërkesave zyrtare që qytetarët i përdorin gjatë realizimit të të drejtave të tyre në procedurat nevojshme.

Ministrja Mizrahi shprehu kënaqësi për takimin dhe shfrytëzoi rastin për të informuar drejtorin Sela për situatën e trashëguar nga aspekti i zbatimit të zgjidhjes ligjore për gjuhët, dhe njëkohësisht u zotua se do të përmirësojë situatën dhe do të rrisë më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve.

Marketing