Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një videoje i drejtohet mërgatës shqiptare duke bërë apel për regjistrim.
“Regjistrohu, dhe trego se nuk zhgënjehesh, regjistrohu dhe trego se nuk dorëzohesh, regjistrohu dhe trego se ekziston. Regjistrohu dhe dëshmo se nuk të kanë mundur. Në fund të fundit, jo nga inati, por nga dashuria që kemi për vendlindjen, për pragun e shtëpisë, për vendin ku e morët uratën dhe amanetin KTHEHU të prindëve, regjistrohu. Regjistrohu dhe mos hiq dorë edhe kur faqja për regjistrim bllokohet për të qindtën herë, dhe pasi të regjistrohesh sensibilizo ata që s’janë regjistruar që ta bëjnë të njejtën. Ndihmo dhe inkurajo ata që mund të kenë hequr dorë nga regjistrimi. Regjistrohu dhe dëshmo se nuk shkulesh lehtë nga dheu ku ke mbirë, regjistrohu dhe dëshmo se nuk heq dorë nga toka e babës dhe gjuha e nënës” ka thënë mes tjerash Sela në video-mesazhin e tij.