Sela takim me diasporën e Strugës

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka zhvilluar takim me një pjesë të diasporës nga Struga.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka shkruar se diaspora me shpirt, zemër dhe kontribut gjithmonë kanë qenë me Strugën, por jo gjithmonë ka marrë respektin që ka merituar.
Ndajmë të njëjtin shqetësim për vendlindjen dhe popullin tonë. Si gjithmonë edhe tani, diaspora e Strugës jo vetëm që nuk qëndron anash, por është mëse e vendosur për të kontribuar. Ne kemi obligim që t’ua hapim rrugën dhe t’ua mundësojmë atyre të kontribuojnë dhe investojnë në zhvillimin e vendit që e duan aq shumë“, ka shkruar mes tjerash kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Marketing