Selami: 306 ndërmarrje nuk u dhanë rroga punëtorëve,numri më i madh nga Shkupi

Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se për muajin dhjetor të vitit 2020 ndihmë finansiare nga shteti në shumë prej 961.709.366 denarë kanë marrë 13.160 punëdhënës, për pagesë të rrogave për gjithsej 60,974 të punësuar. Nga ata nuk kanë paguar rrogë 306 për 992 të punësuar në shumë prej 16.305.020 denarë.
Për këta punëdhënës janë dorëzuar vërejtje për mos pagesë të rrogave dhe pas kalimit të afatit, nëse ende nuk e kanë paguar rrogën do të vijojë zbatimi i procedurës për pagesë të dhunshme të rrogës, me bllokim të mjeteve në llogarritë e tyre dhe transmetim të mjeteve në llogaritë e personave të punësuar dhe në llogaritë paguese të të hyrave.
Këta punëdhënës janë nga veprimtaritë:
➡️78 punëdhënës nga veprimtaria Tregti me pakicë, të cilët kanë pranuar ndihmë finansiare prej 2.219.584 denarë dhe 145 të punësuarve nuk ju është paguar rroga,
➡️44 kompani të cilët kryejnë pregaditje të vakteve dhe shërbim të ushqimit kanë pranuar ndihmë prej 2.239.825 denarë dhe nuk ju është paguar rroga 130 të punësuarve,
➡️26 kompani nga veprimtaria ndërtimtari, kanë pranuar ndihmë prej 944.106 denarë dhe 57 të punësuarve nuk ju është paguar rroga.
Sipas regjioneve numri më i madh i kompanive që nuk kanë paguar rroga janë nga Shkupi 92 kompani, Tetovë 63 dhe Gostivar 16.
Marketing