Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami ka një informacion të rëndësishëm për pagat e punëtorëve.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se DAP ka miratuar mbi 13 mijë kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të rrogave ndërsa janë përfshi rreth 60 mijë të punësuar.
Drejtoria e të ardhurave publike njofton se deri më tani janë miratuar 13 696 Kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të rrogave për të punësuarit për muajin tetor të vitit 2020, ndërsa për 11 954 punëdhënës ju është paguar ndihma financiare.
📌Shuma e paguar deri më tani është 907 292 339 denarë, ndërsa janë përfshirë 58 302 të punësuar.
📌Në rjedhë është procesimi i korrigjimeve për formularët BFP-IP/2 dhe formulari për përllogarritjen mujore për të integruar (MPIN) ,pas përpunimit të së cilës Drejtoria e të ardhurave publike do të informojë përsëri me njoftim. Ndiqni linkun: