Selami: Filloi kthimi i shumës së plotë për qytetarët nga “Fundjava pa TVSh”

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, ka bërë të ditur se kjo drejtori ka filluar kthimin e shumë së plotë të TVSh-së, për tri ditët e Tetorit, të datave 10, 11 dhe 12 tetor.

Marketing

Z. Selami ka cekur se “Drejtoria e të ardhurave publike pas pagesës së mjeteve të “Fundjavë pa TVSH” do tē qaset drejt kthimit të tatimit të vlerës së shtuar të cilën qytetarët e kanë realizuar në tremujorin e tretë për muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 2020.”

Ja postimi i plotë i z. Selami:

FILLOI PAGESA E FUNDJAVË PA TVSH
Drejtoria e të hyrave publike njofton se filloi me kthimin e shumës së plotë të TVSH të qytetarëve të cilët gjatë fundjavës së zgjatur “Fundjavë pa TVSH” për datat 10, 11 dhe 12 tetor i kanë skenuar llogaritë fiskale të dorëzuara në pajtim me dispozitat nga fusha e regjistrimit të pagesave me para të gatshme, dhe atë për:
blerje të prodhimeve vendore apo shfrytëzim të shërbimeve
makina automatike të përpunimit (kompjuterë) dhe softver për makina për përpunim automatik të të dhënave dhe njësitë e tyre (kompjuterë) në pajtim me dispozitat e Ligjit të vlerës së shtuar.
Në periudhën e “Fundjavë pa TVSH” në bazë të kësaj u realizua qarkullim prej 560 milion denarë, ndërsa qytetarëve do t’ju paguhet shumë, gjithsej 67 milion denarë.
Drejtoria e të ardhurave publike pas pagesës së mjeteve të “Fundjavë pa TVSH” do tē qaset drejt kthimit të tatimit të vlerës së shtuar të cilën qytetarët e kanë realizuar në tremujorin e tretë për muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 2020.