Selami: Filloi pagesa e ‘Fundjavë pa TVSH’

Zv/ drejtori i Drejtorisë së   të hyrave publike, Abdulselam Selami njofton se filloi kthimi i shumës së plotë të TVSH të qytetarëve të cilët gjatë fundjavës së zgjatur “Fundjavë pa TVSH” për datat 10, 11 dhe 12 tetor i kanë skenuar llogaritë fiskale të dorëzuara në pajtim me dispozitat nga fusha e regjistrimit të pagesave me para të gatshme, dhe atë për:
📌blerje të prodhimeve vendore apo shfrytëzim të shërbimeve
📌makina automatike të përpunimit (kompjuterë) dhe softver për makina për përpunim automatik të të dhënave dhe njësitë e tyre (kompjuterë) në pajtim me dispozitat e Ligjit të vlerës së shtuar.
✅ Në periudhën e “Fundjavë pa TVSH” në bazë të kësaj u realizua qarkullim prej 560 milion denarë, ndërsa qytetarëve do t’ju paguhet shumë, gjithsej 67 milion denarë.
➡️Drejtoria e të ardhurave publike pas pagesës së mjeteve të “Fundjavë pa TVSH” do tē qaset drejt kthimit të tatimit të vlerës së shtuar të cilën qytetarët e kanë realizuar në tremujorin e tretë për muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 2020.
Marketing