Ballina Aktuale Selami në takim me Reis Ulema ef.Fetahu: BFI- institucion i rëndësishëm për...

Selami në takim me Reis Ulema ef.Fetahu: BFI- institucion i rëndësishëm për komunitetin mysliman dhe shoqërinë!

Zv/ drejtori i DAP -it Abdulselam Selami takoi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reis Ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetahu,shkruan Aktuale.mk
Reisit, zv/ drejtori Selami fillimisht i uroi shëndet të plotë dhe suksese në punën dhe misionin e tij për ta udhëhequr sa më mirë dhe drejt këtë institucion, ndërsa potencoi se BFI është institucion i rëndësishëm për komunitetin musliman dhe shoqërinë, bashkëpunimi dhe përkrahja nuk do të mungojnë!

Marketing

“Duke e ditur rëndësinë e këtij institucioni dhe rolin e tij për komunitetin musliman, për shoqërinë dhe për vendin, shpreha mbështetjen time, si dhe bashkëpunimin e sinqertë mes dy institucioneve që përfaqësojmë.
Biseduam gjërë e gjatë, për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe krizën shëndetësore-ekonomike, si dhe tema tjera që lidhin dy institucionet.
Bashkë me Reisin e nderuar u ndamë të kënaqur nga ky takim, duke garantuar bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe me punë konkrete në të ardhmen” – thotë Selami.
­­­­­­­­­­­

Marketing
Exit mobile version