Ballina Biznes Selami në takim me shoqatat e bletarëve, sqaron në detaje masën 7...

Selami në takim me shoqatat e bletarëve, sqaron në detaje masën 7 nga IPARD fondet

Me ftesë të Shoqatave të bletarëve “Qyteti i bletave” dhe Mjalti i Pollogut” ,Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami mori pjesë në takimin e organizuar me qëllim që nga afër të japim sqarime në detaje për masën 7 nga IPARD fondet ku mund të aplikojnë edhe bletarët.
Në postimin e tij në fejsbuk, Selami shkruan:

Marketing

Sot, me ftesë të Shoqatave të bletarëve “Qyteti i bletave” dhe Mjalti i Pollogut” me kënaqësi mora pjesë në takimin e organizuar, me qëllim që nga afër të japim sqarime në detaje për masën 7 nga IPARD fondet ku mund të aplikojnë edhe bletarët.
Në takim, në mes tjerash sqarova për tre elementet e rëndësishme, që duhet ti dijë çdo aplikues, dhe atë:
*Të drejtë aplikimi kanë
-Persona fizik të regjistruar në Farm Regjistrin të Ministrisë së bujqësisë
-Persona juridik – ndërmarrjet mikro dhe të vogla
* Aplikuesi duhet të posedojë -Dëshmi për drejtën e shfrytëzimit të pronës ku do të vendoset pajisja, arkat apo objektet tjera ndihmëse
*Shpenzimet e pranueshme
-Ndërtimi apo vendosja e objekteve ndihmëse
-Rrethimi i hapësirës
-Furnizimi me arka për bletët
-Centrifugë për nxjerrjen e mjaltit
-Ekskavatorë elektrikë
-Shkrirës të dyllit
-Aparate për mbledhjen e helmit të bletëve.

Më gëzon fakti që interesimi për shfrytëzimin e IPARD mjeteve çdo vit e më shumë po shtohet dhe ne si Agjenci gjithmonë do të jemi në përkrahje të këtyre organizimeve të cilat mundësojnë që çdonjëri të njoftohet në mënyrë të barabartë dhe drejtpërdrejtë.

Marketing
Exit mobile version