Likova nis realizimin e 4 projekteve me vlerë afër 1 milion euro të financuara nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Sot bashkë me Kryetarin e Komunës z.Erkan Arifi dhe me banorët e Komunës së Likovës nisëm punimet e 4 projekteve të financuara nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Projektet përfshijnë:
Asfaltimi i rrugës lokale të fsh.Llojan -Hekurudhë fsh. Tabanovc
Rrugën Sllupçan që lidh me varrezat e fshatit me vlerë mbi 5 milion denarë
Rruga që lidh fshatrat Vishtic dhe Mateç me vlerë prej 14 milion denarë, si dhe
Qendra e Kulturës në Mateç – rregullimi i oborrit me vlerë prej 11 milion denarë
Këto investime dukshëm do të përmirësojnë kushtet jetësore të banorëve të kësaj zone dhe shpresojmë se do të ndikojnë edhe në ngritjen e standardit jetësor të vendeve rurale.