Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami informon se të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura nga programa nacionale edhe nga IPARD programa janë pezulluar.
✅Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore ka miratuar një Dekret që pezullon të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura nga Programa nacionale dhe IPARD 2.
✅Qëllimi i miratimit të Dekretit është për shkak të gjendjes aktuale të jashtëzakonshme për shkak pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID 19, me qëllim plotësimin e nevojave të të gjithë përfituesve të mbështetjes financiare nga Agjencia për mbështetjen financiare të bujqsisë dhe zhvillimit rural.
✅Sipas Dekretit të miratuar, afatet e paraqitjes së kërkesave për mbështetje financiare janë ndaluar së rrjedhuri si nga programa IPARD 2 ashtu edhe nga Programa nacionale, ato do të vazhdojnë të rrjedhin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
✅Me miratimin e këtij Dekreti, procesi për paraqitjen e kërkesave për masën 1 “Investimet në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga Programi IPARD 2 ndalon së rrjedhuri. Thirrja duhej të ishte hapur deri më 29 prill, por ai afat tani nuk është më në fuqi. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve do të paraqitet më tej dhe kjo do të varet nga kur do të hiqen masat e jashtzakonshme të sjellura nga Qeveria e RMV.
✅Kjo u jep mundësi personave të interesuar fizik dhe juridik që janë të interesuar të aplikojnë dhe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga “KOVID 19” nuk janë në gjendje të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm për të qenë në gjendje të normalizojnë të gjithë situatën për të mbledhur dokumentet e nevojshme dhe ti paraqesin te AMFBZHR deri në afatin që do të përcaktohet gjithashtu.
✅Aplikantët të cilët më parë kanë kontraktuar marrëveshje me AMFBZHR, për realizimin e investimeve do të përfitojnë ndalim të afateve dhe do të fillojnë të rrjedhin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.