Ballina Aktuale Selami:”Zoti mos na sjelltë në gjendje të kemi nevojë për mjek, por...

Selami:”Zoti mos na sjelltë në gjendje të kemi nevojë për mjek, por edhe pa mjek mos na lashtë”!

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami përmes një publikimi në fejsbuk shkruan se edhe para periudhës së Pandemisë dhe pas Pandemisë së shkaktuar nga Covid19, mjekët dhe punonjësit shëndetësorë ishin dhe mbeten heronjtë tanë në luftën kundër sëmundjeve dhe në mbrojtje të shëndetit tonë!

Marketing

Selami shkuan se ata që janë përballur me sëmundje personale apo të familjarëve, sidomos në kohën e kësaj pandemie, e dijnë vlerën e tyre më së miri!
Andaj, t’i përkrahim dhe ti motivojmë të vazhdojnë me misionin e tyre fisnik dhe human, duke respektuar sakrificën dhe mundin që japin në çdo kohë! Një fjalë popullore thotë ” Zoti mos na sjelltë në gjendje të kemi nevojë për mjek, por edhe pa mjek mos na lashtë”!

Exit mobile version