Selmani: Kjo është rëndësia e vizitës së sekretarit amerikan Pompeo

sh-politikani i njohur Imer Selmani ka vlerësuar rëndësinë e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo nesër në Maqedoninë e Veriut. Ai për “24 analiza” theksoi se me vizitën e Pompeos do të ketë tre porosi kyçe për shtetin.

Marketing

Sipas tij, porosia e qartë me këtë vizitë është se Maqedonia e Veriut tashmë është territor i NATO-s, një vend i sigurtë në kuadër të familjes së madhe që garanton siguri dhe paqe.

Porosia e dytë, sipas Selmanit është se të gjithë ata që mendojnë të pengojnë rrugën e anëtarësimit në NATO të mos mendojnë se e arrijnë këtë, për shkak se bëhet fjalë për çështje të përfunduar.

Dhe porosia e tretë sipas tij, ka të bëjë me elitat politike, të cilave do ti jepet mesazhi se me shtetin nuk guxojnë të eksperimentojnë.

Marketing