Ballina Lajme Botë Sëmundja misterioze që po prek diplomatët amerikanë në Vjenë

Sëmundja misterioze që po prek diplomatët amerikanë në Vjenë

Qeveria amerikane po heton një seri incidentesh shëndetësore që përfshijnë diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administrates, në kryeqytetin austriak Vjenë.

Marketing

Që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar, më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me Sindromën Havana, një sëmundje misterioze e trurit. Sindroma është e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë dhe për herë të parë u zbulua në Kubë në vitet 2016-17.

Atëherë diplomatët amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për simptoma duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit dhe ankthi.

SHBA akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi me forcë dhe incidenti çoi në rritjen e tensionit midis dy vendeve.

Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin.

‘Sindroma Havana e shkaktuar nga mikrovalët’

Rastet e Vjenës së pari dolën në dritë në revistën “Neë Yorker” të premten dhe u konfirmuan më vonë nga Departamenti i Shtetit i cili tha se ishte “duke hetuar me kujdes”. Reuters citoi një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Austriake duke thënë se ajo ishte “duke punuar me autoritetet amerikane për të arritur së bashku në një përfundim “.

Vjena ka qenë prej kohësh një qendër të veprimtarive diplomatike dhe ka pasur një reputacion, si një pikë e nxehtë për spiunazhin, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë. Vende si SHBA kanë një prani të madhe diplomatike atje, shkruan BBC.

Qyteti aktualisht po pret bisedime indirekte midis Iranit dhe SHBA mbi përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015. Rastet të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera të botës, por zyrtarët amerikanë thonë se numrat në Vjenë janë më të mëdha se në çdo qytet tjetër përveç Havanës. Në qershor, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken njoftoi një rishikim të detajuar të shkaqeve të sëmundjes.

Marketing
Exit mobile version