Si duket, Beatrix nuk po ndjehet edhe aq mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo është sëmurë dhe nuk po e ndjenë veten mirë, teksa është shtrirë në krevat.
Donaldi po i qëndronë afër asaj, teksa Trixa menzi mbushet frymë.
‘O Zot i madh sa keq’, është shprehur ajo.
Donaldi i ka vendosur dorën mbi kraharor duke i thënë: Ua sa shumë po të rreh zemra! Uaa! Pse kaq shumë?.
“O Zot jam duke vdekur”, ka vazhduar më tej Beatrixi, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje të këngëtares.
Beatrix dhe Donald janë duke shijuar lidhjen e tyre brenda teksa janë afër njëri tjetrit, 24 orë.