Ballina Aktuale Sëmurët pasagjeri që po vinte për në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën...

Sëmurët pasagjeri që po vinte për në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente

Sot një aeroplan i “Enter Air” bëri ulje emergjente menjëherë pas ngritjes. Aeroplani duhej të kishte zbritur në Kosovë, por u kthye menjëherë në Luzern të Zvicrës.

Marketing

“Boeing 737-800” i kompanisë “Enter Air” ishte gati për ngritje në orën 12:00 të ditës së sotme dhe u nis drejt Prishtinës.

Por, në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës pas një orë e gjysmë, siç ishte planifikuar, avioni bëri një kthesë pranë Luzernit në Wilisau/Sursee dhe u kthye në Basel.

Atje, avioni bëri një ulje emergjente në Euro Aeroport.

Euro Aeroport Basel-Mulhouse ka konfirmuar rastin për gazetën zvicerane 20 minuten. Arsyeja ishte urgjenca mjekësore e një pasagjeri, që e detyroi pilotin të kthehej prapa.

“Kthimi u bë sepse një prej pasagjerëve papritmas pati probleme shëndetësore që nuk i lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre”, thanë nga departamenti i komunikimeve të aeroportit.

Megjithatë, fluturimi u realizua sërish në orën 12:25. Euro Aeroport shkruan për vonesën e fluturimin dhe se arritja për në Prishtinë do të bëhet pak me vonesë.

Në përpjekjen e dytë, aeroplani arriti në destinacionin e saj në orën 14:22, pothuajse dy orë pas nisjes.

Exit mobile version