Serbët i shitën shtëpitë që ua ndërtoi shteti i Kosovës, presin të vendosen te “Lugina e Diellit”

Pothuajse asnjë familje serbe e zhvendosur në veri të Mitrovicës dhe në Serbi nuk ka shprehur vullnetin të kthehet e të jetojë në shtëpitë që i ndërtoi për ta Qeveria e Kosovës.

Marketing

Serbët e Vushtrrisë e të Mitrovicës i kanë shitur shtëpitë për të cilat shteti i Kosovës dhe organizata të ndryshme kanë dhënë mbi 2 milionë euro.

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Vushtrri, Skenderaj, por edhe në Istog e Klinë, pothuajse të gjitha shtëpitë e serbëve të dëmtuara gjatë luftës janë trajtuar me mjetet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Kosovës për t’ua krijuar familjeve serbe, që kanë ikur në veri të Kosovës dhe në pjesë të ndryshme të Serbisë, të kthehen dhe të jetojnë në pronat e tyre.

Por pothuajse asnjë familje serbe nuk ka shprehur vullnetin, të paktën ato të komunës së Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, që të kthehen e të jetojnë në shtëpitë që ua ka ndërtuar Qeveria e Kosovës dhe organizata të ndryshme, për të cilat janë paguar hiç më pak se 2 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”

Të gjithë serbët e zhvendosur nga Vushtrria dhe nga Mitrovica presin të vendosen në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan, që financohet nga qeveria e Serbisë.