Serbët “ngrijnë” pozitat e tyre në institucionet e Kosovës

Serbët kanë vendosur që t’i ngrijnë pozicionet e tyre në institucionet e Kosovës.

Marketing

Deputetët e Listës Serbe, ministri për Kthim dhe Komunitete si dhe kryetarët serbë të Komunave kanë marrë vendim për ngrirjen e pozitave të tyre, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, në protestën e sotme në veri.

Kërkesa e tyre është që kryetarja e Gjykatës në veri e cila u suspendua nga puna shkaku i takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të kthehet në funksionin e saj.

“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, është shprehur Rakiq.

Marketing