Ballina Aktuale Serbi, përfundojnë zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

Serbi, përfundojnë zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

Me mbylljen e qendrës së votimit në orën 20.00, përfundoi votimi për 22 Këshillat Kombëtarë të Pakicave Kombëtare në Serbi, ku të drejtë vote kishin 509.315 qytetarë.

Marketing

Afati i fundit për publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve është të enjten, 8 nëntor në orën 20:00, respektivisht 96 orë nga mbyllja e vendvotimeve të qytetit, transmeton Beta.

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve Vladimir Dimitrijeviq tha në prag të mbylljes së qendrave të votimit se RIK nuk mori asnjë vërejtje mbi të gjithë procesin e zgjedhjeve për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

“Nuk morëm asnjë kundërshtim apo ankesë për gjithë procesin zgjedhor”, tha Dimitrijeviq. , qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë votuar për Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi, ku gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme pretendojnë të udhëheqin me këtë këshill.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010, për t’i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe, dhe Kuvendi i Përgjithshëm i Këshillit përbëhet prej 15 anëtarëve.

Ndryshe, shqiptarët e Luginës janë ankuar shpeshherë për diskriminim, pasi Qeveria serbe detyron nxënësit të mësojnë me kurrikula të shtetit serb dhe libra të përkthyer dobët.

Marketing
Exit mobile version