Serbia ka kryer gjenocid ndaj muhaxhirëve

Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve sot do të organizojë simpoziumin shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018”.

Marketing

Orhan Ramadani, sekretar i Shoqatës Shqiptare të Muhaxhirëve, tha se më këtë simpozium shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018”, synojnë të sensibilizojnë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në ato hapësira shqiptare.

Ramadani tha se sot në Kosovë jeton gjenerata e parë.

“Jemi kjo gjeneratë, njihemi pjesë e popullit të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij nga simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018”, presin të ketë një ndryshim ndaj këtij problemi.

“Synimi ynë është që Serbia të pranojë që ka kryer gjenocid ndaj Muhaxhirëve”, tha ai në RTK.